Pak shpresë për Britaninë – Ekonomia rimëkëmbet në Maj prej prodhimit të makinave
Ekonomia e Britanisë u rrit sipër projeksioneve në muajin Maj, prej rimëkëmbjes së prodhimit të makinave, sipas të dhënave që pritet të ulin shqetësimet mbi ngadalësimin e vendit. Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 0.3% , pas tkurrjeje me 0.4% në muajin Prill, sipas zyrës së Statistikave në Londër. Zyra e Statistikave deklaroi se kjo rimëkëmbje erdhi kryesisht prej prodhimit të makinave.
Prodhuesit e makinave në Britani mbyllën fabrikat në muajin Prill, për të shmangur ndërprerjet si pasojë e Brexit, që u planifikua fillimisht më 29 Mars. Banka e Anglisë uli projeksionet për ekonominë në tremujorin e dytë, pas një rritjeje me 0.5% në të parin. Sondazhet drejt bizneseve javën e kaluar treguan se ekonomia e 5 më e madhe në botë ka humbur vrull gjatë Qershorit dhe mund të tkurret në tremujorin e dytë 2019. Megjithatë, të dhënat e kësaj jave tregojnë ekonomia mund të tregojë një rritje modeste gjatë periudhës.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.