Paketa fiskale, “kundër” ekonomisë – Preçi: Mbush arkën, por nuk adreson problematikat reale
Paketa fiskale për vitin e ardhshëm nuk i përgjigjet nevojave reale që ka ekonomia e vendit. I këtij mendimi është eksperti i ekonomisë Zef Preçi, i cili gjatë një interviste për “TV SCAN”, rendit të gjitha defektet që sjellin ndryshimet në taksa të hartuara nga qeveria.
Eksperti ndalet specifikisht në ndryshimet fiskale që prekin sektorin bujqësor, ku vë theksin në nxitjen e informalitetit dhe rritjen e kostove.
Nisur nga paketa fiskale, Preçi shprehet se ekonomia vitin e ardhshëm pritet të ketë një perfomancë të dobët.
Ndryshimet fiskale për vitin e ardhshëm prekin disa sektorë të ekonomisë, ndërkohë që kundërshtitë më të mëdha nga ana e bizneseve dhe deputetëve kanë qenë për bujqësinë.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.