Paketë e re anti-covid. 50 mln euro për bizneset e turizmit dhe 50 mln euro për manifakturën. Brenda 5 muajsh vaksinohen të gjithë ata mbi 16 vjeç
Në programin qeverisës të 4 viteve të ardhshme, qeveria shqiptare parashikon një plan të ri për menaxhimin e pandemisë që do të mundësojë që deri në shkurt të vitit 2022 të jenë vaksinuar të gjithë personat mbi 16 vjeç. Nëse analizojmë ritmet e deritanishmer të vaksinimit, kjo nënkupton se do të ketë një përshpejtim të planit të vaksinimeve në mënyrë që brenda 5 muajve të ardhshëm të arrihet ky objektiv.
Nga ana tjetër, në program qeveria paralajmëron një paketë të re financiare në ndihmë të biznesit për të përballuar pandeminë. Në total, paketa vlerësohet 105 milionë euro, nga të cilat 50 milionë euro janë për sipërmarrjet në sektorin e turizmit, në formën e instrumentit të garancisë, 5 milionë euro për sipërmarrjet në fushën e transportit dhe 50 milionë euro për sipërmarrjet në sektorin e manifakturës, si garanci për kreditim apo zgjatje të afatit të kredive ekzistuese.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.