Paketë speciale për bizneset e prekura nga tërmeti. Lera: Zerim gjobash, njohje e shpenzimeve
Ministria e Financave ka përgatitur një paketë lehtësish për bizneset e dëmtuara në zonat e prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 Nëntorit, me qëllim rimëkëmbjen e tyre sa më shpejt.
Drejtori i Politikave Fiskale, Niko Lera, sqaron se në ndër lehtësitë e parashikuara, janë njohja e shpenzimeve të zbritshme, zerimi i gjobave për vonesa në deklarime, shtryeja e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura si dhe moskryerje kontollesh.
Ndërkaq, është hequr TVSH-ja për materialet e ndërtimit , që i hap rrugën këtij procesi për kompanitë që do të bëhen pjesë e tij.
Referuar raportit të bërë publik një ditë më parë për vlerësimin e nevojave pas fatkeqësisë natyrore, rezulton se në total rezultojnë 714 sipërmarrje të dëmtuara, 18 struktura akomoduese, 42 struktura shërbimi, 438 të papunë në 56 fabrika, 124 të papunë në tregti, 1.9 milione leuro humbje të ardhurash. Në total në sektorin prodhues dëmi llogaritet në rreth 150 milionë euro.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.