Pakti i ri që zëvendëson “NAFTA”! SHBA, Kanadaja dhe Meksika nënshkruajnë marrëveshjen
Përfaqësuesit nga Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një ndryshim të një pakti tregtar 25 vjeçar këtë javë, që synon të përmirësojë të drejtat e punëtorëve dhe ulë çmimet e barnave biologjike. Ceremonia e nënshkrimit në Meksikë përbën edhe hapin e fundit në objektivin e presidentit amerikan Donald Trump për të riorganizuar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut të vitit 1994, një marrëveshje që është fajësuar për humbjen e miliona vendeve te punës në manifakturë në Shtetet e Bashkuara.
Në event ishin pjesëmarrës presidenti i Meksikës, Andre Manuel Lopez, zv/Kryeministrja kanadeze, Chrystia Freeland, përfaqësuesi i tregtisë në SHBA, Robert Lighthizer si dhe këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner. Marrëveshja e re SHBA-Meksikë-Kanada(USMCA) u nënshkrua përpara 1 vite për të zëvendësuar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut(NAFTA), por demokratët në Shtëpinë e Përfaqësueseve këmbëngulën për ndryshime në kushtet e punës dhe mjedisit përpara se ta votonin.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.