Pala greke në protestë – Pikat kufitare të mbyllura për 24 orë, lejohen vetëm këmbësorët
Kalimi me mjete motorik drejt shteti fqinjë, Greqisë do të jetë i pamundur në 24 orët e ardhshme. Paët greke kanë lajmëruar se do të zhvillojë në protestë, duke filluar nga ora 7 e mëngjesit të datës 30 maj deri në orën 7 të mëngjesit të së enjtes.
“Njoftohemi nga pala greke, se në datë 30.05.2018, ora 07:00 deri në datë 31.05.2018 ora 07:00, do të ketë një ndërprerje të punës dhe nuk do të lejohet kalimi i mjeteve”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Korçë.
Më herët është njoftuar edhe për mbylljen e pikave kufitare Kakavijë dhe ajo e Tre Urave.
“Në bazë të njoftimit të bërë nga homologët Grek ku thuhet se në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije Gjirokastër si dhe në Pikën e Kalimit Kufitar Tre Urat Përmet do të zhvillohet grevë nga pala Greke, duke filluar nga ora 07:00 ditë e mërkurë, datë 30.05.2018, deri në orën 07:00 të ditës së nesërme, datë 31.05.2018. Njëkohësisht ju njoftojmë se Pikat e Kalimit Kufitar do të jenë të hapura vetëm për këmbësorët, ndërsa kalimi i të gjitha mjeteve motorike do të jetë i bllokuar”.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër e Korçë lejohet të kalojnë vetëm këmbësorët, si edhe ndonjë rast emergjent i paraqitur.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.