Pallatet e dëmtuara nga tërmeti – Qeveria merr përsipër kostot 2.5 milion dollarë të studimeve topografike, gjeologjike e mjedisore
Qeveria merr përsipër të paguajë të gjitha studimet topografike, gjeologjike apo të ndikimit në mjedis për të gjitha lejet e ndërtimit që jepen për rindërtimin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Përmes një vendimi të miratuar më 22 korrik, Këshilli i Ministrave ka ndërhyrë në aktin normativ nr. 9, datë 16.12.2019, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”.
Titulli i vendimit ndryshohet dhe bëhet “Për përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar në buxhetin e vitit 2020, për financimin e hartimit të projekteve për miratimin e lejeve të ndërtimit, për ndërtimin e njësive të banimit në ndërtesa (pallat), në zonat e shpallura për zhvillim të detyruar, në bashkitë Durrës, Kavajë, Kamzë, Mirditë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Shijak dhe Vorë”.
Ndërkaq, Pikat 1 dhe 2 ndryshojnë si më poshtë:
Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar në buxhetin e vitit 2020, për financimin e hartimit të projektit për miratimin e lejeve të ndërtimit,
përfshirë kostot për shërbime të rilevimeve topografike, vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe të shërbimeve gjeologjike që i takojnë nëntokës e
punimeve në themel, për ndërtimin e njësive të banimit në ndërtesa (pallat), në zonat e shpallura për zhvillim të detyruar, në bashkitë Durrës, Kamzë, Mirditë Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë,
Shijak dhe Vorë, në masën 254 milionë lekë pa TVSH, afërisht 2.5 milionë dollarë.
Së dyti, Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, në zërin “Shpenzime kapitale me financim të brendshëm”, të programit 06210 “Programe zhvillimi”, i kalohet fondi në masën në masën 2.5 milionë lekë pa TVSH, për financimin e hartimit të projekteve sipas përcaktimeve të pikës 1, të këtij vendimi.”.
Paralelisht, Këshilli i Ministrave ka miratuar Përdorimin e fondit, të miratuar në buxhetin e vitit 2020, nga Fondi Shqiptar i
Zhvillimit, në masën 3.2 miliardë lekë pa TVSH, afërisht 32 milionë dollar, për rindërtimin e njësive të banimit në ndërtesa (pallat), të dëmtuara, në zonat e shpallura për zhvillim të detyruar në bashkitë Durrës, Kavajë, Kamzë, Krujë, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Shijak dhe Vorë.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.