Panairi i kulinarisë në Dhërmi, Klosi: Të përmbushim pritshmërinë. Sezoni do vendos për zhvillimin e turizmit
Ky është sezoni që do të vendosë ecurinë drejt turizmit të qëndrueshëm dhe turizmit që do prodhojë më shumë të ardhura, mirëqenie dhe punësim për shqiptarët. Kështu është shprehur ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjatë panairit të kulinarisë në Dhërmi, ku u zhvillua Mjalt’ Fest.
Klosi apeloi për më shumë angazhim të të gjithë aktorëve për të përmbushur pritshmëritë e pushuesve në Shqipëri.
Ministri Klosi shtoi se për të plotësuar shijen karakteristike shqiptare, janë ndërmarrë një sërë projektesh për këtë sezon, nga Smile Albania, projekti i 1000 të rinjve për mikpritjen turistike dhe ndërgjegjësimin mjedisor deri tek organizimi i festave të traditës, festave të muzikës, organizimeve të argëtimit
Në Mjalt’Fest u organizuan aktivitete të ndryshme si dhe u bë ceremonia e provimit live të cilësisë së mjaltit të prodhuar në disa zona, për të cilën u ndanë edhe certifikatat respektive.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.