Panairi i punës 2017 – 80 kompani ofrojnë 5 mijë vende pune
Rreth 80 kompani që ofrojnë mbi 5 mijë vende të lira pune janë në pritje të aplikimeve që vijnë nga të gjithë të interesuarit. Panairi i punës 2017, tashmë traditë për të disatin vit radhazi, ka çelur dyert në Pallatin e Kongreseve.
Kompanitë janë nga një sërë sektorësh, si telekomunikacion, sistemi bankar, sektori i ndërtimit, transportit, etj. Pritshmëritë janë që vetëm në ditët e panairit të punësohen rreth 1 mijë individë.
Sipërmarrjet e pranishme janë në kërkim të një force punëtore të kualifikuar. “Credins Bank” ofron mundësi të shkëlqyera karriere për aplikantët e kualifikuar.
Panairi i Punësimit 2017 do të qëndrojë i hapur për 3 ditë me radhë, ku aplikantët do të kenë mundësi të drejtpërdrejtë kontakti me sipërmarrjet dhe mundësi më të larta punësimi.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.