Pandemia goditi shitjet me pakicë – Vetëm ushqimet, pijet dhe duhani në rritje në T2, “zhyten” karburantet

Shitjet me pakicë në volum kanë rënë në masën 8.3% gjatë tremujorit të dytë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Tremujori i dytë përkon me kohën kur pandemia dha afektet më të rënda në ekonomi, duke paralizuar thuajse çdo sektor të saj dhe çdo aspekt të jetës sonë të përditshme. Sipas të dhënave të Instat, krahausar me tremujoin e parë të viti ndërkohë, rënia fiksohet në masën 6%.
I vetmi zën në rritje është ai i ushqimeve, pijeve dhe duhanit, ku shitjet me pakicë kanë pësuar rritje në masën 1.4% gjatë tremujorit të dytë të vitit, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Rënien më të madhe ndërkohë e regjistron tregtia me pakicë e hidrokarbureve, me 18.5%, ku duket se impaktin më të madh e ka dhënë muajin Mars dhe Prill me bllokimin e qarkullimit në masë për automjetet dhe mjetet e tjera motorike. Edhe kategoria e artikujve jo-ushimore regjistron një rënie të shitjeve në masën 8.7%, thonë të dhënat zyrtare nga instituti i statistikave.
Roel Korkuti / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.