“Pandemia Korona” zgjidhet si fraza e vitit 2020 – Arsyeja, kriza më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore

“Pandemia Korona” është zgjedhur si togfjalëshi i vitit 2020 nga Shoqëria për Gjuhën Gjermane. “Corona – Pandemie” shënon temën mbizotëruese për thuajse të gjithë vitin, sipas organizatës me bazë në Wiesbaden.
Pandemia, nga sytë e Kancelares Angela Merkel dhe shumë ekspertëve të tjerë, shihen si kriza më e rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore, sipas një deklarate nga Shoqëria për Gjuhën Gjermane.
Nga ana gjuhësore, termi është gjithashtu përgjegjës për një sërë termash të rinj që janë përdorur gjatë kësaj periudhe, duke përfshirë këtu “demonën e koronës”, “pikën e nxehtë” apo “aplikacionin paralajmërues”.
Terma të tjerë pretendentë ishin “bllokimi”, “rrëfimi i konspiracionit” dhe “Black Lives Matter”.
Burimi origjinal: Deutsche Welle
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.