Pandemia po merr kthesë! Komiteti Teknik konfirmon se virusi po i largohet Tiranës por po përhapet në zonat e largëta të vendit
Shqipëria ka njohur një ulje të numrit të personave të konfirmuar pozitivë me Covid 19. Por çfarë po ndodh realisht?
Sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve, situata paraqitet e përmirësuar por ajo që ëhstë risi ëshët se ndërsa në Tiranë po ulet rastet, pandemia po njeh përhapje në periferi.
“Ka një rritje të numrit të bashkive të vogla të prekura, një fakt që mbështetet edhe nga referencat e urgjencës kombëtare” konfirmoi drejtuesja e ISHP-së, Albana Fico.
Ndërsa drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj konfirmoi se thirrjet në numrin 127 të Urgjencës janë konstante. Vihet re se numri i vizitave për Covid ka rënë disi, por me një ndryshim të vogël ku Tirana është barazuar me qarqet e tjera. Sipas Bratajt, po konstatohet se një përhapje po ndodh edhe në zonat e largëta të vendit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.