Pandemia rriti papunësinë – Regjistrohet në 11.9 për qind në Maj-Qershor 2020, ulët punësimi
Pandemia COVID-19 ka goditur rëndë tregun e punës, duke dhënë efekte në të gjithë treguesit e tij. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, arriti në 11,9 % për periudhën Prill-Qershor 2020, nga 11.4 që ishte në tremujorin e parë të këtij viti, ndërsa është rritur me me 0,4 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e dytë të 2019.
Shqetësues është shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë e cila arrin në 21,4 % dhe në terma vjetorë shfaq tendencë në rritje. Njëkohësisht, efektet e mbylljes së bizneseve për shkak të masave të marra ndaj frenimit të përhapjes së koronavirus ka dhënë efekte edhe në uljen e punësimit.
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç u regjistrua në 59,6 %, duke bërë që numri i të punësuarve të ulet me 3,6 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 2.6 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020. Rënia ka pësuar edhe shkallja e pjesëmarrjes së forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç, e cila arriti në është 68,1 %.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.