Pandemia shkakton “amnisti”/ Rreth 11 mijë punonjës dalin në të “bardhë”. Do të përfitojnë ndihmë dhe kontratë 1 vjeçare
Politikat e ndjekura nga qeveria e Kosovës, sipas shifrave të publikuara nga Lëvizja Vetëvendosje kanë sjell disa rezultate pozitive në krizën që shkaktoi pandemia e COVID-19.
Tashmë, në regjistrin zyrtar të punonjësve të Kosovës figurojnë 10.597 më shumë njerëz, që janë deklaruar nga bizneset.
Qeveria e Kosovës për të zgjidhur problemin e punonjësve në të zezë në të gjitha bizneset e goditura nga kriza, propozoi një amnisti, për të mos i ndëshkuar edhe në rast se në aktivitetet e tyre figuronin punonjës të padeklaruar.
Ministri i Financave Besnik Bislimi që propozoi masën në 16 prill tha se në rastin kur bizneset edhe pas amnistisë nuk i deklarojnë punonjësit, atëherë këta të fundit kanë të drejtën të plotësojnë një formular në internet në Agjencinë e Tatimeve të Kosovës për të fituar nga skema sociale 13o euro në muaj për tre muaj, nëse nuk kanë të ardhura të tjera
Sipas masës, punonjësit që janë regjistruar në periudhën e pandemisë do të përfitojnë ndihmën shtetërore nga paketat e emergjencës dhe gjithashtu do të kenë një kontratë 1 vjeçare, ku do t’i paguhen kontributet shoqërore rregullisht.
Për një muaj e pak ditë, u regjistruan 10.597 punëtorë të cilët nuk figuronin më parë në regjistrin shtetëror. Ky numër…
Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Thursday, May 7, 2020
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.