Pandemia ul 11.2% taksën e qarkullimit – 2020, Tatimet: Ishin programuar 19.2 miliardë lekë, janë arkëtuar 17 miliardë lekë
Kufizimi i lëvizjes së mjeteve përgjatë gjithë vitit 2020 për shkak të Pandemisë ka prekur veçanërisht të ardhurat taksa e qarkullimit. Arkëtimet nga kjo taksë shumë e rëndësishme në strukturën e të ardhurave tatimore, ka rënie të ndjeshme qoftë me planifikimet fillestare për vitit 2020, por dukshëm më pak krahasuar me vitin 2019.
Sipas të dhënave zyrtare të Administratës Tatimore, Të ardhurat nga Taksat e Qarkullimit dhe Karburantit për vitin 2020, të cilat ishin programuar 19.2 miliard lekë, janë arkëtuar 17.0 miliard lekë, me një mosrealizim në vlerë prej 2.2 miliard lekë ose 11.28 % më pak. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, në të cilën u arkëtuan 18.8 miliard lekë, të ardhurat janë realizuar me ulje prej 1.7 miliard lekë ose 9.17 % më pak.
Në total, Për vitin 2020, të ardhurat tatimore ishin programuar 155.6 miliard lekë dhe ndërkohë që realizuar 141.4 miliard lekë, me një bilanc negativ prej 14.2 miliard lekë ose 9.13 % më pak. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, në të cilën të ardhurat u realizuan 165.3 miliard lekë, rezultatet janë në ulje me 23.9 miliard lekë më pak ose 14.47 % më pak.
Për vitin 2020, të ardhurat nga Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore janë programuar 90.9 miliard lekë dhe janë realizuar 94.1 miliard lekë, me një rritje prej 3.2 miliard lekë ose 3.54 % më shumë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ku të ardhurat nga KSSHSH ishin 94.2 miliard lekë, rezultatet janë në rënie me 50 milionë lekë më pak ose 0.1 % më pak.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.