Paneli i FDA voton pro Pfizer / Pritet së shpejti miratimi për përdorim emergjent në SHBA
Një panel i këshilluesve për Administratën e Barnave dhe Ushqimeve në SHBA, votoi këtë javë për përdorimin emergjent të vaksinës së Pfizer, duke krijuar mundësinë e autorizimit të injeksionit. Komisioni votoi 17 pro 4 kundër, duke pranuar se përfitimet e vaksinës së Pfizer me BioNtech, tejkalojnë rreziqet tek personat nga 16 vjeç e sipër. Pfizer ka kërkuar që vaksina me 2 doza të miratohet për përdorim tek njerëzit nga 16-85 vjeç.
Disa anëtarë të panelit diskutuan nëse 16 dhe 17 vjeçarët duhet të përfshihen në rekomandim, për shkak se rreziku tek këto individë është i ulët dhe provat klinike nuk dhanë ndonjë rezultat. Në fund, ata votuan për t’i përfshirë të dy moshat. Paneli diskutoi gjithashtu mbi shqetësimet e ngritura nga 2 raporte të reagimit të ashpër alergjik nga vaksina në Britani, si dhe për gratë shtatzënë, që janë përjashtuar nga studimi.
Administrata e Barnave dhe Ushqimeve bëri të ditur gjatë panelit se nuk ka mjaftueshëm të dhëna për të mbështetur apo refuzuar përdorimin e vaksinës tek gratë shtatzënë. Agjencia rekomandoi se që ato të marrin vetë vendimin, me këshilla nga mjeku.
Dokumentet e përgatitura nga agjencia përpara takimit, nuk vunë në dukje ndonjë ccështje të re të sigurisë, duke rritur shpresat se SHBA do të ndjekin së shpejti Britaninë dhe Kanadanë, në shpërndarjen e vaksinës.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.