Papunësia europiane/ Pse tregjet e punës, në Europën Jugore janë ende të brishtë?!
Vital Almeida, shefi i “Ciclo Fapril”, një kompanie që prodhon pjesë metalike për prodhuesit e huaj, duhet të punësojë 200 persona në staf deri në fund të vitit për të mundësuar realizimin e porosive e reja. Por punëkërkuesit, në Agueda, një qytet rural në Portugali, shprehen se procesi i rekrutimit të punonjësve është bërë mjaft i vështirë. Madje, për të rekrutuar sa më shumë prej tyre, drejtuesi i “Ciclo Fapril”, është duke marrë pjesë në leksionet e hapura nëpër shkollat lokale të vendit, duke ndërtuar një marrëdhënie të mirë me ta si dhe duke marrë pjesë nëpër intershipe.
Gjendja aktuale, dukej gati e pamundur deri pak më shumë se një dekadë më parë, kur goditi kriza globale financiare. Shumë nga fqinjët e Z. Almeida, u detyruan të mbyllin bizneset e tyre. Ndërsa Europa Jugore u prek nga kriza, papunësia u rrit në mënyrë dramatike. Shkalla e papunësisë në Spanjë dhe Greqi i tejkaloi 25%; ndërsa popullsia filloi të tkurrej pasi shumë prej të rinjve filluan të braktisnin vendin e tyre për një të ardhme më të mirë jashtë shtetit. Por këto tendenca kanë ndryshuar që nga viti 2015, kur rimëkëmbja ekonomike u zhvillua. Në zonën e euros janë krijuar afro 8 milion vende pune, një për çdo 20 të rritur, të cilët përmbushin moshën e punës.
Shkalla e papunësisë, është rikthyer thuajse në të njëjtat nivele si përgjatë krizës, edhe pse numri i punëtorëve në dispozicion është rritur. Njerëzit e moshuar po punojnë më gjatë: gati dy të tretat, e grupmoshës 55-64 vjeç në zonën e euros janë në tregun e punës, krahasuar me, më pak se gjysmën e vitit 2007.
Në Europën Jugore, migracioni neto është në territor pozitiv, pasi rikuperimi i tregut të punës, në jug të vendit ka paraqitur rezultate pozitive. Shkalla e papunësisë është mbi nivelin, në të cilin ndodhej, para krizës që kaploi Greqinë, Italinë dhe Spanjën, duke bërë që normat e të rinjve të vazhdojnë të jenë ende në nivelin e 30-40%. Arsyeja e këtyre rezultateve, është rritja ekonomike anemike, pasi në Greqi dhe Itali, prodhimi është ende nën nivelet e para të krizës. Por në Spanjë, pavarësisht se ka ndodhur një rikthim mbresëlënës ekonomik, ka ende më shumë se 1 milion njerëz të papunë, në krahasim me vitin 2008.
Krahasimet me vitet para krizës janë të ndërlikuara, sepse Spanja po shijonte një rritje të ndjeshme ekonomike dhe papunësia ka qenë më e qëndrueshme. Marcel Jansen, një studiues në Madrid, thekson se rreth 40% e të papunëve të Spanjës kanë qenë të papunë për më shumë se një vit dhe kanë nevojë për programe të menduara dhe të organizuara mirë për t’i rikthyer ata në punë. Por shërbimet e punësimit të vendit drejtohen nga autoritetet rajonale dhe me pak ndikim nga koordinimi qendror, të cilat në krahasim me Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, gjejnë punë për shumë pak individë.
Kjo bën të mundur që të rinjtë e Spanjës, të kenë më shumë probabilitet të braktisin shkollën sesa të rinjtë e vendeve fqinje. Dhe përtej jugut, punëdhënësit ofrojnë më pak aftësim profesional dhe më pak praktikë se sa në Gjermani apo Hollandë. Papunësia e lartë gjithashtu pasqyron një tipar themelor të tregjeve jugore të punës.
Kontratat e punëtorëve të vjetër, të cilët rrjedhimisht kanë dhe paga më të larta, janë më të kushtueshme për punëdhënësit dhe në rastet kur ata janë të detyruar t’i heqin nga puna. Për këtë arsye, ata zgjedhin të punësojnë staf të përkohshëm,të cilët i paguajnë më pak si dhe nuk janë të detyruar që t’u rinovojnë kontratat.
Për këtë arsye, shumë vende në Europën Jugore, kanë miratuar reforma të ndryshme, pasi papunësia u rrit gjatë krizës. Këto reforma, përfshijnë uljen e pagave për stafin e vjetër, në mënyrë që kontratat e përkohshme të bëhen më pak tërheqëse për shefat. Por këto, reforma nuk patën rezultate të njëjta për vendet në të cilat gjetën zbatim.
Në Spanjë dhe Portugali, këto lloj reformash ndihmuan në rivendosjen e konkurrencës. 80%, e punëkërkuesve, dëshirojnë të gjejnë një punë të përhershme, krahasuar me rreth një të tretën e këtyre individëve në Britani dhe 14% në Gjermani.
Pedro Martins, ish-ministër i punësimit në Portugali, ngre pikëpyetje nëse punëdhënësit në këto vende, janë ende në mëdyshje në lidhje me ekonominë, që i pengon ata të marrin staf me kontrata afatgjata.
Nga këto vende të Europës Jugore, Franca është një rast përjashtimor, pasi që prej vitit 2018, ky vend ka ndërmarrë hapa të ndryshëm, për të inkurajuar punësimin afatgjatë dhe formimin profesional. Por në jug, këto reforma sollën një efekt të kundërt, duke inkurajuar qeveritë të marrin masa drastike, që sollën rritjen e pagave minimale.
Spanja është rritur me 22% këtë vit, pas një rritjeje me 12% në vitet 2017-2018, edhe pse papunësia vijon të jetë mjaft e lartë, gati dyfish më e lartë, se viti i kaluar. Për këtë arsye Banka e Spanjës, ka paralajmëruar se rritja e pagës minimale, mund të shkaktojë shkurtimin e 125,000 mijë vende pune, edhe pse shumë prej atyre, që kanë miratuar këto reforma nuk duan ta pranojnë.
The Economist/ Përshtati në shqip: Elefteria Zguri
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.