Para për azilkërkuesit e kthyer, Gjermania po planifikon 500 milion euro në vit! Shqipëria pjesë e programit
Ministri i Zhvillimit në Gjermani Gerd Muller (CSU) paralajmëron mundësinë e fuqizimit të programit të kthimit vullnetar të emigrantëve. Në një prononcim për agjencinë gjermane të shtypit, Muller tha se për programin e azilkërkuesve të kthyer duhen 500 milionë euro në vit.
Aktualisht, për këtë program ku është e përfshirë dhe Shqipëria, janë akorduar 150 milionë euro.
“Kjo është shumë më e lirë sesa mbajtja e njerëzve këtu në Gjermani” u shpreh ai. Programi i ministrisë së Zhvillimit të Gjermanisë nisi në mars të vitit 2017. Ai synon të ndihmojë azilkërkuesit e emigrantët e kthyer që të rehabilitohen në vendet e tyre të origjinës pas kthimit nga Gjermania, përmes mbështetjes së programeve të punësimit, këshillimit për nisjen e bizneseve të reja etj.
http://www.zeit.de/politik/deutschland/2018-04/gerd-mueller-migranten-rueckkehrprogramm-verdreifacht
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.