Paralajmërojnë Kombet e Bashkuara – Nuk ka prova që trajtimi plazmatik COVID-19 i aprovuar nga Trump funksionon
Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi se përdorimi i plazmës së gjakut nga të mbijetuarit e COVID-19 për të trajtuar pacientë të tjerë ende konsiderohet si një terapi eksperimentale.
Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave autorizoi atë që quhet “përdorim urgjent” i trajtimit nën fuqitë e tij të veçanta për të shpejtuar disponueshmërinë e barnave premtuese eksperimentale gjatë një krize të shëndetit publik. Aksioni nuk është i njëjtë me aprovimin e plazmës si të sigurt dhe efektiv, dhe studime të shumta rigoroze janë duke u zhvilluar për të zbuluar nëse me të vërtetë funksionon.
Deri më tani, “Rezultatet nuk janë përfundimtare,” tha shkencëtari kryesor i OBSH-së, Dr Soumya Swaminathan gjatë një konference për shtyp. “Për momentin, është akoma prova me cilësi të ulët.”
Plazma konvalente është një trajtim shekullor, i cili u përdor për të luftuar shpërthimin e gripit dhe fruthit në ditët para vaksinave, dhe u provua kohët e fundit gjatë shpërthimit të Ebola. Kur trupi ndeshet me një mikrob të ri, ai bën proteina të quajtura antitrupa që synohen posaçërisht për të luftuar infeksionin. Antitrupat notojnë në plazmë, pjesa e verdhë, e lëngshme e gjakut e cila është mbledhur nga të mbijetuarit e COVID-19 dhe u jepet pacientëve të infektuar me koronavirus.
Swaminathan tha që OBSH e konsideroi terapinë plazma si eksperimentale dhe se ajo duhet të vazhdojë të vlerësohet. Ajo tha se trajtimi është i vështirë për tu standardizuar: Plazma duhet të mblidhet individualisht, dhe njerëzit prodhojnë nivele të ndryshme të antitrupave.
‘Nuk ka provë që funksionon’
Në një letër që përshkruan veprimin e urgjencës së FDA-së, shkencëtari kryesor i agjencisë tha se trajtimi “nuk duhet të konsiderohet një standard i ri i kujdesit” për infeksionet koronavirus, dhe se më shumë të dhëna nga studimet do të jenë në dispozicion në muajt e ardhshëm.
Por tashmë, aq shumë pacientë me COVID-19 kanë kërkuar plazmën në vend se të pranojnë të jenë pjesë e një studimi kërkimor që shumë shkencëtarë kanë frikë se nuk do të marrin një përgjigje të qartë nëse trajtimi me të vërtetë funksionon dhe nëse vepron, si dhe kur ajo duhet të përdoret për rezultatet më të mira.
Martin Landray, nga Universiteti i Oksfordit tha se ndërsa terapia ofron “premtime të mëdha”, ende nuk kishte asnjë provë që funksionon. “Ekziston një hendek i madh midis teorisë dhe përfitimit të provuar,” tha ai në një deklaratë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.