Paralajmëron Jeremy Hunt – Partia konservatore do “asgjësohet”, nëse zhvillohen zgjedhje të reja
Partia Konservatore që po qeverisë Britaninë do të shpërbëhet nëse thirren zgjedhje të përgjithshme, sipas kandidatit për lidership, Jeremy Hunt. Sekretari i Jashtëm Hunt, tha se duhet të rinegociohet marrëveshja e divorcit e rënë dakord nga Kryeministrja Theresa May me Bashkimin Europian në muajin Nëntor. Ai shtoi se nëse qasja është e duhur, marrëveshja me Bashkimin Europian mund të jetë ende e mundur.
“Ekziston rreziku që parlamenti të ndalojë Brexit pa marrëveshje, që e ka bërë edhe më parë. Po ndodhi kjo, do afronin zgjedhjet e përgjithshme, dhe nëse ndodh, partia Konservatore do asgjësohej, pasi në zgjedhjet e fundit premtuam zhvillimin e Brexit. Është e rëndësishme të gjejmë një marrëveshje së shpejti, në mënyrë që të dalin lehtësisht,” u shpreh ai.
Brukseli ka refuzuar deri më tani që të hapë negociatat për të ndryshuar marrëveshjen e daljes së Britanisë. May ka lajmëruar se do të japë dorëheqjen muajin e ardhshëm, gjë që ka nisur garën për një lider të ri në pushtet, që do të kërkojë ndarje të pastër nga Bashkimi Europian. Minsitri i Brendshëm, Sajid Javid, ka konfirmuar se do të jetë pjesë e garës për lidership, duke thënë se ka kuptuar arsyet e May për të dhënë dorëheqjen.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.