Paraqet kredencialet shefi i ri i Delgacionit të BE-së në Tiranë – Ja reformat kyçe ku do të fokusohet puna e Luigji Soreca
Shefi i ri i Delegacionit të Bashkimit Europian, Ambasadori Luigi Soreca, ka paraqitur letrat e tij kredenciale Presidentit, Ilir Meta. Soreca do të përfaqësojë Bashkimin Europian në Shqipëri gjatë katër viteve të ardhshme.
Soreca tha në fjalën e tij se do të punojë ngushtësisht me autoritet shqiptare dhe me shtetet anëtarë të BE-së për të siguruar jo vetëm konsolidimin, por edhe thellimin e reformave të nevojshme të reformave për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në qershor të 2019.
“Është një privilegj personal të kthehem në Shqipëri pasi kam udhëhequr ekipin e BE-së që negocioi dhe zbatoi regjimin e tij pa viza me Bashkimin Evropian. Pres me padurim lajme të mira të ngjashme gjatë katër viteve të ardhshme, me rezultate që do ta përmirësojnë më tej jetën e përditshme të shqiptarëve”, tha ndër të tjera Soreca pas ceremonisë.
Pesë prioritet kyçe për hapjen e negociatave, trajtimi i rekomandimeve të pazgjidhura të ODIHR-it lidhur me sistemin zgjedhor shqiptar si reduktimi efektiv i numrit të aplikimeve të pabazuara për azil drejt vendeve të BE-së do të jenë edhe reformat kyçe ku do të fokusohet puna e Ambasadorit Soreca.
Po ashtu, pjesë e punës së tij do të jetë edhe fuqizimi i grave dhe lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Luigi Soreca, shtetas italian me përvojë të gjerë në çështjet e shtetit ligjor, sigurisë dhe migracionit në nivel europian e ndërkombëtar më parë mbante postin e Drejtorit të Sigurisë në Drejtorinë e Përgjithshme për Migracionin dhe Punët e Brendshme të Komisionit Evropian. Ndërsa, më herët ndërmjet viteve 2006 dhe 2011 ka drejtuar Dialogët për Liberalizimin e Vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe vendin tonë.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.