Parashikimi i motit për fundjavën/ SHMU: Pas ditëve të ftohta do të ketë përkeqësim të kushteve meteorologjike
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën duke njoftuar se pas këtyre dy ditëve pa reshje do të presim serish një përkeqësim të konditave meteorologjike.
Sipas njoftimit dita e premte do të rikthej përsëri reshjet në vend të cilat do të jenë të jenë të herë pas hershme, por intensitet mesatar dhe do të fitojnë në pjesën e dytë të ditës. Në zonën veriperëndimore ku aktualisht është situatë e rënduar si shkak i reshjeve të rëna, pritet që sërish reshjet të jenë me intensitet mesatar.
Sipas SHMU reshjet me intensitet mesatar deri të lartë do të vijojnë edhe në 12 orët e para të ditës së shtunë, lajmi i mirë është që do të kemi një pauzë të reshjeve prej afërsisht 24 orësh (nga mëngjesi i ditës së shtunës deri të dielën). “Ndërsa dita e diel do të rikthej përsëri reshjet e shiut me intensitet të mesatar deri të lartë në veri e jug të vendit. E gjithë kjo situatë mund të sjelli rritjen e nivelit të ujit në lumenjtë (Drini, Buna),” shkruhet në njoftim.
“Në lartësinë mbi 600 metra në veri dhe në lartësinë mbi 900 metra në juglindje reshjet do të jenë në formën e dëborës, kjo paqëndrueshmëri do të shoqërohet me erë nga kuadrati i jugut e cila do të ndikojë dhe në rritjen e temperaturave.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.