Parashikimi i motit/ SHM: Fundjava do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike
Sipas Shërbimit meteorologjik vendas dita e shtunë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar.
Sipas SHM lokalisht reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike si dhe era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-8m/s, përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/s.
Ndërkohë sipas njoftimit të SHM dita e Diel do të ketë mot të kthjellët e vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Vranësirat hera–herës do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu të karakterit lokal ndërsa era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 2-6m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/s.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.