Parashikimi i motit/ SHMU: Fundjava me vranësira të dendura dhe reshje lokale
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për ditën e Premte vendi ynë gradualisht do fillojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike ndërsa moti fillimisht do të jetë me diell si dhe vranësira kalimtare prej orëve të mesditës vranësirat do të vijnë në shtim deri të dendura por nuk do të mungojnë intervalet me diell.
Sipas njoftimit duke filluar nga orët e mesditës në zonën e veriperëndimit do të fillojnë reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në orët e pasdites dhe mbrëmjes në këtë zonë reshjet lokalisht në formën e shtrëngatave.
SHMU bën me dije se era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-7m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 10-15m/s dhe valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-2 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -3°C deri në 12°C
zonat e ulëta -2°C deri në 18°C
zonat bregdetare 3°C deri në 17°C.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.