Parashikimi i Motit/ SHMU: Kthjellime, diell dhe rënie temperaturash
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak informon se ditën e enjte ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme do të sjellë në vend mot me kthjellime e vranësira deri në orët e paradites.
Sipas njoftimit moti do të vijojë i kthjellët në të gjithë vendin ndërsa era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 3 dhe 4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
- zonat malore 7°C deri në 24°C
- zonat e ulëta 11°C deri në 29°C
- zonat bregdetare 13°C deri në 28°C.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.