Parashikimi i motit/ SHMU: Nga mesdita reshjet do të humbin intensitet e territor duke u bërë më lokale
Shërbimi Meteorologjik ushtarak bën me dije se mbrëmjen e kaluar reshjet e shiut përfshinë të gjithë vendin me sasinë më të lartë të regjistruar 111mm në Vlorë, 80mm në Sarandë, 66mm në Korçë ndërsa në kryeqytet sasia e reshjeve 55mm dhe në pjesën tjetër të vendit nën këtë sasi.
Sipas SHMU që prej orëve të mesditës reshjet do të humbin intensitet e territor duke u bërë më lokale dhe njëkohësisht do të shfaqen intervalet e kthjellimeve.
Për ditën e mërkurë SHMU njofton se moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellimesh dhe prej orëve të para të 24-orëshit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në veri. Ndërkaq po sipas SHMU në bregdetin perëndimor me intensitet mesatar dhe shtrëngata lokale, era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e mesatare në bregdet ndërsa valëzimi në dete i forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 7°C deri në 17°C
zonat e ulëta 12°C deri në 23°C
zonat bregdetare 13°C deri në 22°C
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.