Parashikimi javor i motit/ SHMU: Kthjellime dhe vranësira kalimtare
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se dita e Hënë dhe e Martë pritet të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Sipas njoftimit duke filluar nga dita e Mërkurë pritet një ndryshim i kushteve meteorologjike. Gradualisht mbi vendin tonë do të depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme ndërsa moti do të nisë më kthjellime por prej mesditës pritet të kemi shtim të vranësirave të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në veri reshjet fitojnë intensitet deri mesatar.
SHMU bën me dije se:
- Dita e Enjte parashikohet me reshje shiu të herëpashershme që në orët e para të 24-orëshit. Reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike, lokalisht reshje në formë breshëri.
- Dita e Premte parashikohet të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.
Sipas informacionit të publikuar era do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës (përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave) fiton shpejtësi deri në 15m/sek ndërsa në fushën termike pritet rënie graduale e temperaturave.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.