Parashikimi javor i motit – SHMU: Kushte të qëndrueshme atmosferike deri ditën e shtunë
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar parashikimin javor të motit sipas së cilit kjo javë do të vijojë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme ndërsa moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare këto më të theksuara ditën e shtunë.
Sipas njoftimit temperaturat do të pësojnë rritje graduale në të dyja vlerat ndërsa era nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht ditën e martë fiton shpejtësi deri në 15m/sek, deti i forcës 1-3 ballë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.