Parashikimi motit/ Shërbimi Meteorologjik: Përkeqësim gradual i kushteve atmosferike
Shërbimi Meteorologjik njofton se duke nisur nga dita e sotme pritet që mbi vendin tonë të vij përkeqësimi gradual i kushteve atmosferike. Sipas njoftimit moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash me këto të fundit të dendura përgjatë gjithë ditës në zonën e veriperëndimit dhe jugut.”
“Deri në orët e mesditës në zonën e veriperëndimit dhe jugut do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën shtrëngatash. Prej orëve të pasdites reshjet e shiut shtrihen në të gjithë territorin me intensitet të ulët e mesatar e lokalisht në veri e jug deri të lartë në formë shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike”, bën me dije SHM.
Sipas Shërbimit Meteorologjik vendas temperaturat parashikohen në vlerat minimale nga 3ºC deri në 10ºC ndërsa ato në vlerat e mesditës me një rënie prej 4-5 gradë nga sot 13ºC deri në 19ºC. Ndërkaq era do të fryjë relativisht intensive nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 1-10m/s, ndërsa në det të hapur e zonat luginore shpejtësi e cila arrin deri në 20-25m/s, njofton SHM.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.