Parashikimi motit/ SHMU: Diell dhe alternime vranësirash deri në fundjavë
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njfoton se kjo javë e parë e Majit parashikohet të jetë me tiparet e një pranvere të vërtetë dhe deri në mesjavë parashikohet mot me diell dhe alternime vranësirash.
Sipas njoftimit qëndrueshmëria do të ndërpritet pasi drejt vendit do të vijë një front me kohëzgjatje të shkurtër prej pasdites së të mërkurës e deri mesditën e së enjtes kur do të fillojnë reshjet me intensitetit të ulët dhe shtrëngata të shkurtra kryesisht në jug, ndërsa të enjten do të përqendrohen në veri dhe prej mesditës së të enjtes e në vijim moti do të rikthehet me diell e vranësira.
SHMU bën me dije se era deri në mesjavë do të fryjë nga veriperëndimi e më tej kthen nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet. Për pasojë temperaturat do të pësojnë luhatjet e veta si më poshtë ndërsa valëzimi do të jetë i forcës 2 deri 4 ballë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.