Parashikimi/ Si do të jetë moti në fundjavë
Ditën e Shtunë do të kemi mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të jenë më të përqëndruara nË Veriperëndim dhe në qendër të vendit. Shërbimi Meteorologjik Shqiptar njofton se era do të jetë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi deri në 8m/sek.
Ndërkohë, ditën e diel moti do të jetë më vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh.
“Hera-herës vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intesitet të ulët (pika shiu) ne zonën veriperëndimore dhe pjesërisht në atë qendrore. Era do të vijojë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi deri në 7m/sek” njofton Shërbimi Meteorologjik.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.