Parfume

Switch to desktop

VOLOSHKOVA: “BALSHOI” NJË BORDELLO

 

Bolshoi Ballet, shtëpia e famshme e baletit rus, në fakt është “një bordello gjigante” që detyron balerinat që të prostituohen me “bamirës” të pasur ruse. Kështu është shprehur ish-balerina e njohur e këtij teatri, Anastasia Volochkova.

Ish-solistja e Bolshoi, që u pushua nga puna në vitin 2003, për shkak “se ishte e shëndoshë”, gjatë një interviste televizive akuzoi rëndë teatrin e njohur moskovit të baletit, për detyrim të balerinave në prostitucion. “Kjo gjë zakonisht ndodhte me ‘corps du ballet’, megjithëse edhe me soliste. Fatkeqësisht, drejtori i përgjithshëm i Bolshoi Teatrit, e shndërroi atë në një bordello gjigante”, nënvizoi 37 vjeçarja Volochkova, që ka përsëritur akuzat edhe në disa radio intervista.

“Para dhjetë viteve, kur ende po vallëzoja në teatër, vazhdimisht pranoja propozime për të ndarë shtratin me oligarkë. Vajzat detyroheshin të shkonin në darka solemne dhe paralajmëroheshin paraprakisht se pas darkës duhej të pranonin të flinin dhe të kishin marrëdhënie me ta. Nëse vajzat pyesnin se çfarë do të ndodhte nëse refuzonin, u thuhej se nuk do të shkonin nëpër turne, madje nuk do të performonin më fare në Bolshoi Teatër. Imagjinojeni një gjë të tillë”, tha ish balerina.

Ndërsa drejtori i përgjithshëm i Bolshoi Teatrit, Anatoly Iksanov, cilëson pretendimet e Volochkova si të ulëta.

Akuzat e saj vijnë në kohën kur teatri prestigjioz rus po përballet me skandalin e paprecedent, për shkak se Pavel Dmitrichenko, që konsiderohet si një ndër balerinët më të shquar, është në pritje të gjykimit për urdhërimin e hedhjes së një solucioni në fytyrën e drejtorit artistik Sergei Filin.

Më shumë se 300 anëtarë të ekipit të Boshkoi Teatrit i kanë nisur javën e kaluar një letër të hapur presidentit rus, Vladimir Putin, në të cilën pohojnë se Dmitrichenko nuk ka mundësi që të ketë urdhëruar një krim të tillë, ndersa sugjerojnë se pranimi i një vepre të tillë nga Dmitrichenko është bërë me detyrim.

 

Last Updated on Monday, 01 Prill 2013 11:55

Hits: 21

“FRANCESKU”, NJË PAPË NDRYSHE

Papa ka befasuar pronarin e një kioske gazetash në Buenos Aires, pasi i ka telefonuar personalisht për të anuluar abonimin e tij.Luis Del Regno dhe djali i tij, Danieli i dërgonin gazetat çdo ditë në rezidencën e ish- kardinalit.Daniel thotë se mendoi fillimisht se ishte një rreng, kur Papa telefonoi dhe iu prezantua si kardinali Jorge.Jorge Maria Bergoglio u bë i pari Papë nga Amerika Latine.“Kur më mori në telefon, u shokova. Nisa të qaj dhe nuk dija se çfarë të thoja,” tregon Danieli.“Më falenderoi që i kam dërguar gazetat dhe më tha që t’i dërgoja urimet më të mira familjes time.E pyeta nëse do kishim ndonjëherë mundësi ta shihnim sërish dhe ai më tha se për momentin është e vështirë, por theksoi se do jetë gjithmonë me ne”. Daniel thotë se e pati pyetur kardinalin nëse do fitonte, kur ai u nis për në konklavë dhe ai i kishte thënë se ishte shumë e vështirë të jepte një përgjigje.

Last Updated on Monday, 01 Prill 2013 11:43

Hits: 20

“SYRI BIONIK”, NJË ARRITJE E SHKENCËS

 

Syri bionik ua ka mundësuar të verbërve të lexojnë germat dhe fjalët e thjeshta. Implanti konverton pamjet nga kamera eksterne në sinjale elektronike të cilat i thonë trurit që mund të “shohë”. Testi është kryer me 21 pacientë, të cilët kanë sëmundjen degjenerative e cila shkatërron qelizat që pranojnë dritën në pjesën e pasme të syrit.

Një e katërta e pacientëve ka arritur të identifikojë me saktësi germat e caktuara.Më shumë se gjysma kanë mundur të lexojnë fjalët me katër germa, thuhet në rezultatet e publikuara në “British Journal of Ophtalmology”. Po ashtu, pajisja u mundëson të verbërve që të shohin objektet dhe të lëvizin.“Kur jam brenda mund të shoh se ku janë dritaret. Për të ecur drejt derës duhet të skanoni dhe shikoni se ku është korniza e derës. Nëse keni shteg ecjeje në bar mund të shihni skajin e shtegut”, tha Richard Barrett, i cili ka testuar pajisjen. “Argus II” është proteza e vetme e aprovuar për retinën e syrit.

Kamera e montuar në xhama prodhon fotografinë përmes kabllos në çipin elektronik, i cili gjendet në retinën e syrit. Çipi stimulon nervat optikë të cilët përcjellin apo bartin sinjalin deri tek qendra vizuale e trurit, duke ia mundësuar personit që të shohë botën me pamje bardhezi.

 

Last Updated on Thursday, 28 Mars 2013 15:01

Hits: 22

ÇEÇENI, NJË PRESIDENT NDRYSHE

Për të gjithë ata që mendojnë se sharjet e gjyqtarëve në kor në stadiumet shqiptare janë të papërsëritshme në vendet e tjera, kundërshembulli vjen nga Çeçenia, ku ofendimet bëhen nga fonia qëndrore e stadiumit.
Përjashtimi i kapitenit të skuadrës vendase, Terek Grozni, gjatë një ndeshje të Kampionatit Rus të Kategorisë së Dytë, i kushtoi rëndë gjyqtarit Mikhai Vilkov, që u bë viktimë e një abuzimi të padëgjuar verbal, nga ana e presidentit të klubit, njëkohësisht i Republikës Çeçene, brenda Federatës Ruse. DISA Sekonda pas nxjerrjes së kartonit të kuq, presidenti Ramzan Kadyrov u ngjit në dhomën ku komandohej fonia e stadiumit dhe nga autoparlantët nisi të dedikonte disa fraza për nënën, motrën dhe familjarët e tjerë të arbitrit.

Stadiumi, i cili fillimisht shtangu, iu bashkua në një pjesë të madhe këtij kori, nismëtar i të cilit u bë vetë presidenti Kadyrov. Një njeri që ka drejtuar Çeçeninë me “grusht të hekurt” që prej vitit 2005, Kadyrov është i biri i presidentit Akhmad, i cili u vra në një atentat në stadium duke parë një ndeshje të Terekut, kur poshtë ulëses i kishin vendosur një sasi të madhe eksplozivi, që shkaktoi vdekjen e disa dhjetëra spektatorëve gjithashtu.
Babai dhe tashmë i biri, në këmbim të besnikërisë ndaj Moskës zyrtare dhe shtypjes së lëvizjeve separatiste dhe militante në Çeçeni, janë shpërblyer nga presidenti Putin me dhënin e “dorës së lirë” në krahinë, përfshi në aktivitete kriminale, që kanë lulëzuar nën drejtimin e njerëzve të familjes së presidentit.Pas këtij incidenti, Kadyrov i kërkoi ndjesë komunitetit të futbollit dhe rusëve për fjalët “aspak të hijshme”, por theksoi se nuk do t’i kërkonte falje gjyqtarit, sepse “ndonëse nuk duheshin thënë, ato fjalë i meritonte”.


Last Updated on Thursday, 28 Mars 2013 15:05

Hits: 17

FEMRAT , MË PAK TË LUMTURA

Studimet më të reja tregojnë se femrat që janë në lidhje me meshkuj më pak atraktivë janë më të lumtura dhe se lidhjet e tyre janë më të kënaqshme edhe në aspektin emocional.

 

Kërkuesit shkencorë nga “UCLA” dhe Universiteti në Tennessee kanë analizuar 82 çifte që ishin në martesë për një vit dhe të cilët njiheshin midis veti për të paktën tri vjet, për t’i incizuar me rastin e zgjedhjes së problemeve të ngjashme. Në ndërkohë, një grup njerëzish vlerësonte shkallën e atraktivitetit të të dy partnerëve, me qëllim që në mënyrë objektive të përcaktohej se kush ishte më i bukur në lidhje. Pas shikimit të video incizimeve, janë vërejtur mënyra të caktuara të sjelljes.

 

Meshkujt më të pashëm me rastin e zgjidhjes së problemeve, ndaj femrave kishin një qëndrim që thoshte “ky është problemi yt, bëj çka të duash me të”, derisa ata më pak atraktivë ishin munduar që ta bënin me dije se ishin në dispozicion për gruan dhe ishin gjithmonë me të, në rast se ato do të kishin nevojë.

 

Ekziston mundësia që meshkujt më pak atraktivë mundohen më shumë që të kënaqin gratë, duke qenë se në atë mënyrë kompensojnë mungesën e kualiteteve fizike. Në anën tjetër, meshkujt e pashëm janë të vetëdijshëm për pamjen e tyre dhe e dinë se edhe femrat e tjera i pëlqejnë ata.

 

“Në çiftet ku mashkulli ishte më i bukur, të dy partnerët i ofronin më pak mbështetje njëri-tjetrit krahasuar me çiftet e tjera. Kjo çonte deri te rrethi magjik, ku askush nuk është i lumtur”, thotë Benxhamin R. Karni – profesor i psikologjisë sociale në “UCLA”.

 

Last Updated on Wednesday, 20 Mars 2013 12:26

Hits: 37

Te gjitha te drejtat e reservuara. SCAN TV 2013

Top Desktop version