Published Date

Amerikanët e rrokut alternativ foo fighters, të formuar nga bateristi i nirvanave dave grohl me 1994 , janë rikthyer në skenë pas disa vitesh mungese . Ata u rikthyen e një publikim të ri një vit më parë, albumin e shtatë në studio të quajtur “wasting light”, i cili përmban 11 këngë. Albumi është prodhuar nga shtepia diskografike rca records dhe sapo u hodh në tregun muzikor arriti të kapte numrin një të billboardit amerikan. Publikimi i ri i grupit shiti plot 235 mijë kopje vetëm gjatë javës së parë, duke konfirmuar se foo fighters dinë të depërtojnë te shijet e fansave të tyre. Foo fighters gjithnjë jane angazhuar edhe me organizata bamirësie, para disa vitesh kanë zhvilluar disa koncerte , ku të radhurat nga shitja e biletave i dhuruan për të prekurit nga virusi hiv aids.
Anëtaret e foo fighters numërojnë edhe një sërë bashkëpunimesh me artistë të mëdhenjë të muzikës, vlen të përmendet bashkëpunimi mes grupit dhe këngëtares norah jones, në albumin e saj “...featuring”. Grupi gjithashtu shfaqur në listën e 10 grupeve më të mirë të muzikës rrok në 30 vitet e fundit në një sondazh të revistës kerrang!.
Grupi vetëm në muajin gusht do të jetë në europë, më datë 15 gusht ata do të jenë në qytetin e bukur të pragës, në ceki. Skena e koncertit do të ngrihet në o2 arena më e madhja e kryeqendrës së republikës ceke. Arena e cila shërben për evenimente të mëdhaja sportive dhe kulturore u hap në 2004 dhe kostoja e ndërtimit të saj kapi shifrën e 347 million eurove. Kapaciteti i saj arrin deri në 18 mijë spektatorë