Parfume

Switch to desktop

Viktoria: Njerëzit mendojnë se jam e palumtur

Stilistja Victoria Beckham në një bisedë për numrin e ri të revistës gjermane “Interview”, zbuloi se ajo është e vetëdijshme se shumica e njerëzve e shohin si një person të zymtë, fytyrëngrysur, pasi ajo nuk i lejon që t’i afrohen.

“Po, unë e kam krijuar këtë pershtypje, edhe pse jam krejtësisht ndryshe. Unë nuk kam nevojë që të bërtas për ketë fakt sepse e di që jam një njeri i lumtur. Prandaj nuk nevrikosem kurrë kur njerëzit vazhdimisht komentojnë se dukem e palumtur. Por, ata mendojnë se unë jam. Dhe nganjëherë edhe unë mendoj të njëjtën gjë kur shikoj fotot”, tha Victoria.

Gjatë intervistës për revistën gjermane, Victoria kujtoi edhe ditët e saj kur ishte këngëtare në vitet ‘90, por gjithashtu pranoi se nuk i vinte keq që hoqi dorë nga muzika dhe filloi të merrej me mode dhe dizanj.

“A ishte muzika talenti im? Jo, unë mendoj se jam pjesërisht e talentuar. Ne të pesta kemi punuar vërtet shumë së bashku”. përfundoi Victoria.

Te gjitha te drejtat e reservuara. SCAN TV 2013

Top Desktop version