Published Date

Jennifer Lopez, sipas gjasave, nuk do të jetë anëtare e jurisë në sezonin e dytë të talent showt “American Idol”, sepse i dashuri i saj 17 vjet më i ri, Casper Smart, beson se ajo po paguhet shumë pak.
Këngëtarja për të marrë pjesë si gjyqtare në emisionin “American Idol” ka marrë rreth 8 milionë euro. Jennifer Lopez ka gjasa të mos jetë anëtare e jurisë në sezonin e dytë, sepse gjoja u ndikua nga i dashuri i saj 17 vjet më i ri, Casper Smart.
“Për shkak të dashurisë ndaj Casperit ajo nuk mendon për veten e saj. Do të bëjë çdo gjë që i thotë ai”, tha një mik i këngëtares. Ai shtoi se Casper po e shfrytëzon këngëtaren, e cila është në lidhje me balerinin amerikan tashmë gjashtë muaj.
Ndërsa se sa e dashuron balerini këngëtaren dëshmon edhe tatuazhi që ai ka bërë së fundi në trupin e tij, ku ka shkruar emrin e këngëtares në një zonë jo të dukshme të trupit të tij.
“Jennifer mendon se tatuazhet e Casperit janë seksi, por ky është i preferuari i saj, për arsye të kuptueshme”, është shprehur një burim kohë më parë për mediat amerikane. Sipas mediave amerikane, Smart e ka realizuar tatuazhin diku në pjesën e poshtme të belit.