Parfume

Switch to desktop

Bijons në formë falë sallatës jeshile

Në një nga katër koncertet që ka zhvilluar gjatë fundjavës së kaluar në Atlantic City, Beyonce ka zbuluar sekretin e kthimit të shpejtë në formë.

Këngëtarja ka lindur vajzën Blue Ivy Carter në janar, por në koncerte adhuruesve anembanë botës u ka treguar se si duket në pantallona dhe kostume të ngushta.

“Ju nuk e keni ide se me sa intensitet kam punuar! Me eshtë dashur te humb 30 kilogramë. Kam ngrënë vetëm sallatë jeshile. Ndërsa sonte do të “mbytem” në çokollatë,” – eshte shprehur ajo para adhuruesve të mbledhur në koncert.

Këngëtarja 30-vjeçare duke kënduar versionin akapella të këngës “I Will Always Love You”  i bëri homazh koleges së saj të ndjerë, Whitney Houston, ndërsa në koncert morën pjesë edhe “Vajzat e Para” të Shteteve të Bashkuara, Malia (13vjec ) dhe Sasha (10 vjec), të cilat ishin shoqëruar nga nëna e tyre, Michelle Obama.

Në publik ishte edhe bashkëshorti i Beyonce, Jay-Z, i cili nuk ka mundur të rezistojë dhe në Twitter ka shkruar “Unë dua të them vetëm këtë: Beyonce është interpretuesja më e mirë në botë. Pikë”.

Te gjitha te drejtat e reservuara. SCAN TV 2013

Top Desktop version