Parfume

Switch to desktop

NË SHITJE, FOTOT E… “THE BEATLES”

Fotografi të koncertit të “The Beatles” në “Shea Stadium” më 1965, të cilat janë realizuar nga një fotograf amator, që po qëndronte në prapaskenë, janë shitur për 30 mijë funte. Marc Weinsten kishte përdorur kartë identifikimi të rreme për t’iu afruar skenës në spektaklin historik që u mbajt në New York. Për gjashtëdhjetë e një fotografi bardhezi të realizuara nga Weinstein, shtëpia e ankandeve “Omega Auctions” kishte parashikuar se do të grumbullonte 15 deri 20 mijë funte.
Koncerti në “Shea Stadium” ka qenë njëri nga evenimentet më të mëdha që ka realizuar rock bendi legjendar “The Beatles”. Në atë koncert, bendi u duartrokit nga audienca prej më shumë se 55 mijë vetash. Më vonë Weinsten kishte rrëfyer se si e kishte përdorur një kartë identifikuese të cilën e kishte bërë vetë në shtëpi, për të bindur policinë ta lejonin të hynte në zonën ku ndodhej skena.
“Unë thjesht u pata përzier me të gjithë. Kisha një metodë veprimi: Veproja sikur takoja aty”, ka thënë ai.
Paul Fairweather nga shtëpia e ankandeve “Omega”, kishte thënë se ofertuesi është një zotëri nga Amerika Jugore, i cili aktualisht jeton në Washington dhe është një nga koleksionuesit më të mëdhenj të relikteve të “The Beatles”.


Last Updated on Monday, 01 Prill 2013 12:00

Hits: 24

TINA DO TË MARTOHET?

Këngëtarja e njohur amerikane, Tina Turner, do të martohet me partnerin e saj prej kohësh, Erwin Bach. Kengetarja 73 vjeçare do te kurorëzojë lidhjen e saj 27 vjeçare këtë vit, shkruan tabloidi britanik Blick. Ceremonia e martesës do të mbahet pranë një liqeni në Cyrih.Turner dhe Bach janë njohur në vitin 1986 në Gjermani gjatë turneut të këngëtares. Edhe pse i kishte propozuar për martesë, Tina kishte thënë se kurrë nuk do të martohej, për shkak se ish-burri Ike Turner e kishte keqtrajtuar. Mirëpo,duket se tashme ajo ka ndërruar mendje.


Last Updated on Monday, 01 Prill 2013 11:52

Hits: 28

ADEL, E PËRZGJEDHURA E MISHEL

Këngëtarja britanike, Adel, është njëra nga performueset më të pëlqyera të Zonjës së Parë të SHBA-ve, Mishel Obama.

Daily Mail raporton se 24-vjeçarja është zgjedhur si njëra nga këngëtaret që do të performojë më 17 janar të vitit të ardhshëm, kur gruaja e presidentit amerikan do të mbushë 50 vjet.

Ditëlindja e pesëdhjetë e Mishel pritet të organizohet në një ceremoni madhështore, ndërsa aty do të këndojë padyshim edhe e preferuara e çiftit Obama, Bions Nollis.

Last Updated on Wednesday, 20 Mars 2013 12:11

Hits: 42

TË FAMSHEM DHE TË DASHURUAR

Gjithmonë duken në qejf dhe shumë të dashuruar. Veç karrierës së suksesshme ata kanë arritur të realizojnë edhe ëndrrat e tyre personale për krijimin e një familje. Të famshëm dhe shumë të zënë, por gjithmonë kanë gjetur kohë për dashurinë. Ja si u njohën me njëri-tjetrin disa nga çiftet më të famshme në Hollywood dhe më gjerë;
Angelina Jolie dhe Brad Pitt
Çifti i famshëm hollivudian u njoh në xhirimet e filmit “Mr. & Mrs. Smith” në vitin 2005. Në këtë kohë, Pitt ishte i martuar me aktoren Jennifer Aniston, por pasi takoi Jolie ai nuk mundi t’i hiqte më sytë prej saj. Gjashtë vjet më vonë ‘Brangelina’ vazhdojnë të mbajnë fort lidhjen, së bashku me gjashtë fëmijët e tyre. Po me kërkesë të fëmijëve ata janë fejuar, ndersa  shpeshherë mediat kanë raportuar se pikërisht ky vit është ai kur Angelina do të bëhet nusja e Bread.
Fergie dhe Josh Duhamel
Çifti ishte dashuruar në shikim të parë në “Duhamel’s show” në Las Vegas. Por kjo nuk ishte hera e parë që ata ishin takuar me njëri-tjetrin. Para se dyshja të lidheshin, Fergie kishte lexuar se Duhamel ëndërronte një jetë me të dhe ëndrra e tij tashmë është realizuar. Ata janë të martuar dhe në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Penelope Cruz dhe Javier Bardem
Çifti i bukur spanjoll e kishin mbajtur gjithmonë romancën e tyre të “fshehte”, por nuk kishin mundur të qëndronin larg njëri-tjetrit pas xhirimit të filmit “Jamon, Jamon”. Tetë vjet më vonë, Cruz dhe Bardem realizuan një martesë intime në Bahamas. Tani janë të lumtur me djalin e tyre, ndersa janë në pritje të fëmijës së dytë.
Jay-Z dhe Beyonce
Çifti i parë në listën e më të famshmëve, ata janë takuar kur Beyonce ishte vetëm 18 vjeçe, ndërsa filluan të dalin bashkë kur ajo mbushi 19 vjet. Jay dhe Bey u martuan dhe tani janë një nga çiftet më me ndikim në botë dhe janë prindër të vajzës së vogël Blue Ivy.
Ellen Degeneres dhe Portia De Rossi
Dyshja e lesbikeve u njohën në prapaskenën e një ceremonie të ndarjes së çmimeve. Katër vjet më vonë Ellen, i propozoi asaj martesë dhe ato ndërruan unazat.
Victoria dhe David Beckham
Becks për herë të parë e ka parë gruan e tij të ardhshme gjatë një performance në televizion, ndersa ajo ishte anëtare e grupit Spice Girls. Por ata për herë të parë janë takuar në një ndeshje futbolli në vitin 1997. Të martuar në vitin 1999, ata sot janë një nga çiftet më të njohura që bota ka pasur ndonjëherë.


Last Updated on Monday, 01 Prill 2013 11:58

Hits: 26

RITA ORA: MË PËLQEN AUSTRALIA

Rita Orës nuk i nevojitet valixhe e madhe e rrobave kur shkon në Australi, pasi atje ‘mund të këndoj e zhveshur’.Kështu ka thënë këngëtarja, e cila ka pozuar së bashku me kolegen e saj Ellie Goulding.
 
Orës, e cila është në turneun e saj Down Under nëpër Australi, duket sikur ky vend i pëlqen shumë, vlerësojnë mediumet australiane.
 
“Do të këndoja gjithkund përveç Britanisë. E, mundësisht vetëm në Australi”, ka thënë ylli i hitit “Hot Right Now”, duke e nxehur bisedën me diçka tjetër. “Do të këndoja e zhveshur dhe askush nuk do ta keqkuptonte”, ka thënë ajo.

Last Updated on Wednesday, 20 Mars 2013 12:24

Hits: 38

Te gjitha te drejtat e reservuara. SCAN TV 2013

Top Desktop version