Parisi do të organizojë Lojërat Olimpike në 2024, Los Angeles në vitin 2028
Los Angeles do të jetë vendi mikpritës i Lojërave Olimpike në vitit 2028, duke i hapur kështu “dritën jeshile” Parisit për organizimin e Lojërave Olimpike në vitin 2024.
Lajmi është dhënë nga Komiteti i Lojërave Olimpike, duke arritur në një marrëveshje mes Los Angelos dhe Parisit, pasi ato janë vendet e vetme që kanë qenë të gatshme të përballojnë edhe financiarisht organizimin e këtyre lojërave, gjatë prezantimit të ofertave.
Në 2024, Parisi do të shënojë përvjetorin e 100, që prej kohës kur u zhvilluan Lojërat Olimpike nga vitit 1924.
Të fundit Lojëra Olimpike në Los Angeles u mbajtën në vitin 1984 dhe nuk janë zhvilluar në tokën amerikane që nga Lojërat Dimërore të vitit 2002 në “Salt Lake City”.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.