Park fotovoltaik mbi liqenin e Vaut të Dejës – Ja detajet e projektit
Korporata Energjetike Shqiptare ka projektuar ndërtimin e një parku fotovoltaik mbi liqenin e Vaut të Dejës. Sipërfaqja e parashikuar për vendosjen e paneleve është 118 mijë metra katrorë.
Sipas KESH, prodhuesit më të madh të energjisë elektrike me burime hidro në rajon, parku është projektuar të vendoset në sipërfaqen ujore të rezervuarit të HEC-it të Vaut të Dejës me qëllim shmangien e zënies së hapësirave tokësore. Kjo pasi, ndërtimi i veprave të tilla shoqërohet me kërkesë të lartë të sipërfaqeve tokësore.
Fuqia e këtij impianti fotovoltaik ku pritet që në ndërtimin e tij të zbatohet në teknologji e avancuar është parashikuar të jetë 12.9 MW.
Ndërkohë, nuk bëhet ende e ditur kostoja e projektit energjetik që do të shfrytëzojë energjinë diellore.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.