Parku fotovoltaik në Spitallë – Centrali diellor me fuqi 100 MW, zv.ministri: 5 kompani në garë, kanë dorëzuar oferta
5 kompani kanë dorëzuar ofertat e tyre për ankandin e hapur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e një parku fotovoltaik në zonën e Spitallës. Zv.ministri i këtij dikasteri Gjergji Simaku ka dhënë detajet mbi ecurinë e procedurës, duke theksuar se kompanitë janë kryesisht evropiane, ndërkohë që në total ishin 20 kompani që shfaqën interes, duke blerë dokumentet e ankandit, ndonëse një pjesë e tyre nuk dorëzoi ofertë.
Simaku shtoi se me shpalljen e kompanisë fituese, nisja e punimeve nuk do të kërkojë shumë kohë, edhe për shkak të eksperiencës së krijuar me procedurën dhe lidhjen e kontratës për parkun fotovoltaik në Karavasta.
Kapaciteti i instaluar i centralit diellor në Spitallë do të jetë 100 MW, 70 MW prej të cilëve do të blihen nga OSHEE me çmimin që do të përcaktohet nga ankandi, ndërsa pjesa tjetër do të tregtohet në treg të lirë nga kompania fituese. Hapja e kësaj gare erdhi pas ankandit për centralin e Karavastasë, nga i cili u arrit një çmim rekord prej 24.59 euro/MW, me të cilin OSHEE do t’i blejë energjisë kompanisë franceze Voltalia.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.