Parku fotovoltaik në Spitallë – Shpallet fituesi i ankandit me ofertë 29.89 euro/MW, Balluku: Çmim surprizues
Kompania Voltalia, me kapital 100% francez është shpallur fituese e ankandit për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Spitallë me një fuqi të instaluar prej 100 MW, teksa çmimi i ofertuar për blerjen e energjisë është 29.89 euro/MW. Ky është çmimi me të cilin shteti shqiptar garanton blerjen e energjisë elektrike për një periudhë 15-vjeçare për 70 MW, ndërkohë që 30 MW të tjerë do të mund të tregotohen nga kompania në treg të lirë. Në garë morën pjesë 5 kompani, por 3 prej tyre u skualifikuan që në fazën e vlerësimit teknik. Ndërkohë që, kompania kineze Universal Energy që e kaloi këtë fazë ofertoi një çmim prej 46 euro/MW, duke u renditur kështu në vend të dytë.
EFEKT HAPJA E OFERTAVE
Kompania Voltalia është shpallur fituese edhe për parkun fotovoltaik në Karavasta, me një çmim rekord prej 24.89 euro/MW, ndërkohë që gjatë hapjes së ofertave ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e konsideroi një çmim surprizues.
Ankandi për këtë park fotovoltaik u hap në mesin e muajit nëntor të vitit të kaluar, ndërkohë që ndërtimi i tij do të jetë një hap i rëndësishëm në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, për shkak të varësisë që vendi ynë ka aktualisht nga uji.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.