Parku kombëtar Divjakë – Karavasta / Shkon në 15 mijë numri i turistëve për vitin 2016
Rritet numri i turistëve në parkun kombëtar Divjakë- Karavasta. Sipas specialistit për menaxhimin e këtij parku, Enea Zenuni në vitin 2016 numri i vizitorëve arriti në 15 mijë. Zenuni theksoi se vetëm në katër mujorin e parë të vitit 2017, këtë park e kanë vizituar gjithsej mbi 1500 turistë vendas dhe të huaj.
Bashkimi Europian ka investuar rreth 30 milionë lekë, për zhvillimin e turizmit në këtë zonë, përmes projektit “Natyra 2000”.
Investimet sipas specialistëve të zonës do të shkojnë kryesisht për rritjen e kapaciteteve njerëzore, logjistikë si edhe përmirësimin e shërbimeve të tjera për vizitorët.
Parku Kombëtar Divjakë -Karavasta ofron qendër për vizitorët, shërbime edhe guida. Simbol i këtij parku i cili është përzgjedhur si një ndër 5 zonat e mbrojtura primare, është Pelikani kaçurrel.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.