Parlamenti i Kosovës voton sot qeverinë e re! Detajet, si do të ndahen ministritë
Deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për të votuar qeverinë e koalicionit Lëvizja Vetëvendosje-Lidhja Demokratike e Kosovës, koalicion ky që u arrit pas katër muaj negociatash.
RTK shkruan se seance ka vetëm një pikë në rendin e ditës; zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, dy partitë që morën më së shumti vota në zgjedhjet e parakohshme nacionale të 6 tetorit, kanë arritur marrëveshje për formimin e qeverisë së re, duke i dhënë fund ngërçit politik për shkak të mos pajtimeve rreth ndarjes së posteve.
Këto dy parti kanë rënë dakord që qeveria e re të ketë 15 ministri, ku secili subjekt do të drejtojë 6 ministri ndërsa 3 ministri do u jepen minoriteteve. Ndërkohë, çështja e presidentit është lënë për t’u diskutuar më vonë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.