Parlamenti mbështet Tsipras – Fiton mocionin e besimit që thirri pas largimit të Kamenos
Kryeministri grek Alexis Tsipras fitoi mocionin e besimit në parlament, duke hequr një pengesë të madhe që erdhi nga dakordësia për të përfunduar konfliktin mbi emrin e Maqedonisë.
Tsipras thirri mocionin e besimit pasi partneri i djathtë në koalicion Panos Kammenos, dha dorëheqjen nga Qeveria më 13 Janar, duke protestuar marrëveshjen e emrit të nënshkruar mes Athinës dhe Shkupit gjatë vitit të kaluar.
Parlamenti i dha Tsipras 151 vota, duka kaluar kufirin që ai kërkoi në asamblenë me 300 anëtarë.
Partia e majtë e tij Syriza ka 145 vende në parlament, ndërkohë që mbështetje tjetër erdhi nga të larguarit e partisë së Grekëve të Pavarur të Kamenos. Kundërshtarët grekë të marrëveshjes thonë se emri i ri i Maqedonisë, i arritur pas dekadave të konfliktit mes Athinës dhe Shkupit, cenonte identitetin e Greqisë.
Gjatë një debati në parlament, Kamenos i kërkoi Tsipras që të mbante një referendum për çështjen, në mënyrë që të mos votonte kundër partnerit në koalicion.
Tsipras, mandati i të cilit mbaron në Tetor, është përballur edhe më parë me parlamentin për marrëveshjen me Maqedoninë. Ai i mbijetoi mocionit të mosbesimit të thirrur nga opozita kur të dy shtetet ranë dakord për një kompromis në Qershor 2018.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.