Parlamenti i BE voton për ndalimin e peshkimit me rrymë elektrike
Bashkimi Europian po bën thirrje për ndalimin e peshkimit me rrymë elektrike, e parë kjo nga disa si një mënyrë mizore për të peshkuar peshqit.
Këtë të martë parlamenti europian ka votuar me 232 vota pro, 40 abstenim vendimin për ndalimin e peshkimit me rrymë elektrike, nga 402 anëtarë gjithsej.
Megjithatë, është e paqartë nëse një ndalim i tillë mund të miratohet përfundimisht, sepse shtetet anëtare gjithashtu duhet ta miratojnë atë. Legjislatura do të fillojë negociatat me vendet anëtare për të parë nëse ndalimi mund të aplikohet.
Nga njëra anë janë anëtarët që mendojnë se kjo metodë peshkimi duhet të ndalohet, pasi mund të jetë shkatërruese për shtratin e detit dhe mund të krijojë stoqe të këtij produkti. Nga ana tjetër ka mendime, se ndalimi do penalizojë shumë peshkatarët e vegjël, të cilët deri më tani kanë kapur me lehtësi peshqit nëpër rrjeta.
Hollanda, e cila ka disa anije që peshkojnë me rrymë elektrike, tha se ishte “e pakuptueshme” që parlamenti i BE do ta ndalonte atë.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.