Partia e Viktor Orban largohet nga Partia Popullore Evropiane – Shkak rregullorja e re
Partia Fidesz e Kryeministrit hungarez Viktor Orban ka lënë Partinë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë në Parlamentin Evropian mes një mosmarrëveshje me kolegët e tij eurodeputetë.
Orban njoftoi vendimin në një letër drejtuar kryetarit të PPE, Manfred Weber, të Mërkurën, duke konkretizuar kërcënimin e tij për të lënë grupimin për shkak të ndryshimeve në rregullat të brendshme.
Ndryshimet, të cilat u votuan nga EPP të Mërkurën, e lejojnë atë të pezullojë tërë partinë politike, në vend të një anëtari të saj.
Orban tha se reformat “janë qartazi një veprim armiqësor kundër Fidesz”, i cili ishte sanksionuar nga EPP që nga marsi 2019 për qëndrimin e tij anti-Bruksel.
Në letrën e tij të Mërkurën, Orban tha se rregullat ishin “jodemokratike, të padrejta dhe të papranueshme” në një kohë kur “qindra mijëra Evropianë janë të shtruar në spital dhe mjekët tanë po shpëtojnë jetë”.
Ky besim u nda dhe nga nënkryetari i Fidesz Katalin Novak në Twitter, i cili tha se partia “nuk do të lejojë që eurodeputetët tanë të heshtin ose të kufizohen në aftësinë e tyre për të përfaqësuar votuesit tanë”.
D.B – SCAN
Burimi: Euronews
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.