Pas ceremonisë së ‘fshehur’ në Minsk, reagon BE: Lukashenko nuk është president legjitim
Presidenti Alexander Lukashenko nuk është presidenti legjitim i Bjellorusisë, tha Bashkimi Europian të enjten, duke thënë që betimi i tij i papritur të mërkurën shkon drejtpërdrejt kundër vullnetit të popullit.
“I ashtuquajturit ‘inaugurim’ … dhe mandati i ri i pretenduar nga Aleksander Lukashenko nuk kanë asnjë legjitimitet demokratik,” thanë 27 shtetet e BE në një deklaratë.
“Ky inaugurim ‘kundërshton drejtpërdrejt vullnetin e pjesëve të mëdha të popullsisë bjelloruse, siç është shprehur dhe po shprehet në protesta të shumta, të pashembullta dhe paqësore që nga përfundimi i zgjedhjeve, dhe shërben vetëm për të thelluar më tej krizën politike në Bjellorusi. “ (Reuters)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.