Pas deklaratave të Draghit, tregu europian i aksioneve regjistron rritje të ndjeshme
Investitorët e obligacioneve kanë ‘dërguar’ tregun e borxhit të korporatave të eurozonës prej 1.7 trilionë euro, në vlera rekord gjatë kësaj jave, duke krijuar shpresa se ky sektor do të jetë përfituesi kryesor nëse Banka Qendrore Europiane do të ringjallë programin e saj të blerjes së aseteve. Aksionet qeveritare u intensifikuan që nga e marta kur presidenti i BQE Mario Draghi befasoi investitorët duke paralajmëruar se banka mund të ulë normat e interesit dhe të rifillojë blerjet e letrave me vlerë, në më pak se gjashtë muaj pasi përfundimit të skemës së saj stimuluese tre vjeçare.
Banka duket se ka shkurtuar së pari normat e interesit, duke e lënë pasardhësin e Draghit në BQE të nisë blerjet e aseteve nëse ai ose ajo e sheh të nevojshme. Për shkak se blerjet e obligacioneve të korporatave konsideroheshin shpesh si pjesa më efektive e lehtësimit sasior, shumë parashikojnë se kjo është ajo ku politikë bërësit përfundimisht do të fokusojnë stimujt e tyre. David Zahn, kreu i të ardhurave fikse globale në Franklin Templeton është midis atyre që kanë blerë obligacione të korporatave dhe kapitalit bankar, si dhe borxhin e qeverisë italiane dhe asaj spanjolle në pritje të ri-hyrjes së BQE-së. “Blerjet e obligacioneve të korporatave janë ato që funksionojnë më së miri sipas mendimit tim”, tha Zahn në një konferencë një ditë pas fjalimit të Draghit. “Ne kemi qenë të pozicionuar për këtë ide për ndoshta rreth gjashtë muaj
Të martën, indeksi RIC i obligacioneve të shoqërisë iBoxx euro, i përdorur gjerësisht, shënoi një rekord të lartë duke kaluar ditën e tij më të mirë që kur BQE njoftoi për herë të parë blerjet e detyrimeve të korporatave në mars të vitit 2016. Rendimentet mesatare kanë rënë 19 pikë bazë këtë javë në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në 0.76%. Një arsye për të pritur më shumë është se obligacionet sovrane janë në mungesë furnizimi. Analistët vlerësojnë se BQE tashmë zotëron 25% -30% të tregut të borxhit të eurozonës dhe po i afrohet një kufiri të vetëvendosur në disa letra të qeverive. Fakti që BQE mendon të rifillojë QE-në (quantitative easing/lehtësim sasior) tregon se sa është errësuar perspektiva e ekonomisë europiane. Ndërkohë që me anë të këtij procesi do të rritej optimizmi tek investitorët e sektorit të korporatave europiane.
Burimi: Reuters
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.