Pas ‘Migjenit’ vjen avioni më i ri ‘Naimi’ – Verona, Pisa dhe Bergamo duke nisur nga 69 euro!
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se duke nisur nga data 29 mars do të fillojë fluturimet avioni më i ri i Air Albania i cili mban emrin e shkrimtarit dhe rilindasit, Naim Frashëri.
Avioni ‘Naimi’ do të realizojë destinacionet nga dhe për në Pisa, Verona dhe Bergamo duke nisur nga 69 euro, bën me dije njoftimi.
Gjithashtu sipas publikimit të Ministrisë në koston e fluturimeve do të përfshihen edhe bagazhet deri në 30 kg pa pagesë ekstra dhe ushqimin në bord të përfshirë në çmim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.