Pas miratimit të buxhetit jep dorëheqjen ministri! Shkaku: Iu caktuan pak fonde për sektorin
Ministri i Arsimit në Itali Lorenzo Fioramonti ka dhënë dorëhjeqjen për shkak të fondeve të pakta që i janë caktuar për sektorin që drejton.
Letra e dorëheqjes i është dorëzuar kryeministrit Conte menjëherë pas miratimit të buxhetit.
Sipas ministrit, arsimi në Itali ka nevojë për një fond 24 miliard euro ndërsa i janë caktuar vetëm 3 miliardë që konsiderohen si të pamjaftueshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.